Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Gjermani ku është takuar me bashkatdhetarë.
Sipas njoftimi në rrjetin social në Facebook, Haradinaj u shpreh se me ta ka biseduar për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën pas 9 shkurtit.
“Sot, pata nderin të jem me ta dhe të bisedojmë për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën pas 9 shkurtit. Ju jam mirënjohës për mbështetjen e tyre ndaj kandidatit tonë për deputet nga mërgata, Ukë Blakaj, njëherësh anëtar i këtij unioni dhe sipërmarrës i suksesshëm në mërgatë” shkruan Haradinaj.
“Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese anëtare direkt e NATO-s përmes Planit Aksional dhe do ta kthejmë perspektivën për zhvillim ekonomik të vendit”, ka shtuar më tutje Haradinaj.