Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Arbnor Spahiut

Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Arbnor Spahiut

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas një muaji nga arrestimi i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, në Serbi.

Haradinaj e cilëson këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Deputeti i AAK-së thekson se takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Spahiut, duke shtuar se sjellja e Beogradit është në përputhje me logjikën e një shteti të vetë-kapur nga kasta e vjetër, që vazhdon të shkelë çdo normë dhe të drejtë njerëzore.

Postimi i plotë:

Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e 1 muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit.

Takimet bilaterale duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të qytetarit tonë, i cili është kidnapuar nga shteti serb, më saktësisht nga Vuçiq. Serbia vazhdon me mendësinë e vjetër, duke shkelur çdo parim dhe çdo të drejtë njerëzore, duke u sjellë si shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër.

Ju bëj thirrje të gjithë sektorit të sigurisë, atyre që kanë qenë dhe janë, ushtarëve të UÇK-së, të evitojnë udhëtimin përmes Serbisë.

Related Articles