Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Haradinaj i ka kërkuar ambasadorit Guerot mbështetjen e tij dhe të Francës në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.
“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e shtetndërtim, për çka jemi mirënjohës përgjithmonë. Kërkova nga Ambasadori mbështetjen e tij dhe të Republikës Franceze për proceset në të cilat po kalon vendi ynë e veçanërisht në marrëveshjen ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Kosova është e përcaktuar për thellimin e bashkëpunimit me Francën dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.
Njoftimi i plotë: