Haradinaj takohet me Davenport

Haradinaj takohet me Davenport

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, në veçanti në pjesën veriore të vendit dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Postimi i tij i plotë:

Zhvillimet aktuale politike, në veçanti në pjesën veriore të vendit dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ishin temat kryesore të bashkëbisedimit të sotëm me z. Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ambasadorin Davenport e sigurova për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në shërbim të zhvillimit të demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë Kosovës.

Related Articles