Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u takua me diasporën shqiptare në Çikago, ku vlerësoi zhvillimin dhe kontributin e tyre në Amerikë.
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se historitë personale të secilit prej tyre dëshmojnë fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit shqiptar, shkruan Gazeta Enigma.
Haradinaj shtoi se kjo lidhje e fortë me diasporën duhet të forcohet dhe të institucionalizohet.