Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë takim Haradinaj dhe Hovenier diskutuan rreth situatës aktuale në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme dhe mund t’i kushtojnë Kosovës.
“Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë: