Haradinaj takon ambasadorin e BE-së në Kosovë

Haradinaj takon ambasadorin e BE-së në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në takim, Haradinaj foli rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian.

“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët. Vlerësoj angazhimin e BE-së në forcimin e demokracisë dhe institucioneve tona, duke qenë se proceset zgjedhore të besueshme janë tregues i pjekurisë sonë politike dhe aspiratave evropiane “, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related Articles