Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar fotografi me Naser Shalen, të cilit ka thënë se gjatë lutftës në Kosovë iu është masakruar familja.
Haradinaj ka thënë se masakra ndaj familjes së Shalës ishte bërë motiv për shumë luftëtarë të UÇK-së.
“Për ata që nuk të njohin, masakrimi i familjes tuaj u bë motiv për shumë e shumë luftëtarë të kohës. Vazhdoje jetën gjurmëve të baballarëve ashtu siç të njohëm. Përjetësisht respekt Naser Shala (Ftyra)” ka thënë Haradinaj.
Naser Shala i njohur në publik si komandant “Fytyra” të martën ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shkruan Gazeta Enigma.