Haradinaj thirrje Kurtit: Qysh sot përfilli këshillat e Blinken për normalitet në veri – po hyjmë në fazë të rrezikshme, koha s’pret

Haradinaj thirrje Kurtit: Qysh sot përfilli këshillat e Blinken për normalitet në veri – po hyjmë në fazë të rrezikshme, koha s’pret

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që qysh sot t’i përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aleatëve tonë për rikthimin e normalitetit në veri, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret.

Postimi i tij i plotë:

Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që qysh sot të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aleatëve tonë për rikthimin e normalitetit në veri.

Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit, që kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje

të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare;

që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret.

Related Articles