Haradinaj thotë se masa nga Kushtetuesja jep shpresë se për dy javë mund të ketë zgjidhje

Haradinaj thotë se masa nga Kushtetuesja jep shpresë se për dy javë mund të ketë zgjidhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ndalon çdo veprim apo vendim të deputetëve nga 27 korriku deri më 8 gusht, raporton Gazeta Enigma.

Ai atë e ka parë si shenjë pozitive.

Ai ka theksuar se ka mundësi që gjykata të publikojë një vendim të ri për dy javë që do t’i jepte zgjidhje situatës.

“Koha është e shkurt, kjo masa e përkohshme është për dy javë. Na jep shpresë se do ketë zhvillime të reja apo vendim të ri të gjykatës. Kjo dy javë nuk është e keqe. Është e mundshme që gjykata ka paraparë që kaq kohë i nevojitet deri në një zhvillim të ri”, tha kreu i AAK-së.

“Është situatë e rëndë me Deharin, është nervozë, ajo frikë që po ndodh naj tragjedi nëse dikush e thotë një fjalë. Panik e tilë nuk e kuptoj. Ne nuk mendojmë që duhet të favorizohen zgjedhjet pa i shteruar mundësitë me kriju institucione. Nuk do të ishte në rregull me zgjedhje, sepse ato mund ta na sjellin në situatë të ngjashme”, tha Haradinaj.
/ Gazeta Enigma.

Related Articles