Haradinaj thotë se në Junik votuan njerëz që s’jetojnë aty

Haradinaj thotë se në Junik votuan njerëz që s’jetojnë aty

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka shpalosur qëndrimet e kësaj partie rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Derisa për rezultatin e zgjedhjeve lokale thotë se janë të kënaqur, por se kanë pritur që disa komuna t’i marrin në raundin e parë.

Haradinaj, më tej ka paraqitur pretendimet se në Komunën e Junikut, ka qenë një skemë e organizuar kriminale, që sipas tij, e ka dëmtuar procesin dhe shtoi se qytetarë që nuk janë të kësaj komune, janë gjetur në listën e votuesve.

“Qytetari i Junikut që jeton në Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj e ka të drejtën morale e të ligjshme me votu në Junik, pse mos me shku me votu,  por nuk ka te drejtë me votu ne Gjilan apo komunë tjetër. Çështja është krejt e qartë, aty ka një skemë kriminale, të organizuar  dhe të sponsorizuar financiarisht e cila në ndër dije e në heshtje është mundu me kalu pa zhurmë”, tha Haradinaj,

Sipas deputetit Haradinaj, në këtë komunë njihen vetëm 16 mbiemra, por që në listën që e posedojnë partia e tij, janë identifikuar më shumë mbiemra që nuk u përkasin banorëve atje.

“Rastësisht është zbuluar skema, kanë mendu që nuk do t` i kemi në dispozicion regjistrat e votuesve, kanë gabu pse Kosova ka inteligjencë të sofistikume dhe njerëzit kanë informacione bazë, unë e kam listën e votuesve të Junikut edhe të ligjshëm, edhe të paligjshëm. Janë 100 mbiemra përafërsisht që janë regjistru në Junik, e kam listën me veti por nuk po e publikoj për shkak të korrektësisë. Ne e dim kush jeton në Junik janë vetëm 16 mbiemra, jo 600 mijë mbiemra”, tha Haradinaj. 

Related Articles