Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ekonomia e vendit po rrezikon të shkojë në pikën zero, raporton Gazeta Enigma.
Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht, duke i përkrahur prodhuesit vendorë, ndërsa ka përmendur shkallën e lartë të deficitit.
“Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për Tregtinë e Jashtme të Mallërave në Kosovë, për muajin mars 2021, tregojnë për rritje të deficitit tregtar në shkallë 45.8% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka shkruar Haradinaj.