Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për votimin e tërheqjes së Trustit që është në rend dite nesër në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj tha se Trusti s’është zgjidhje e duhur, por është zgjidhje e zorit, e në rast se dikush thotë që është zgjidhje e duhur kjo, sipas Haradinajt, është gabim.
“Thënë të drejtën, një qeveri e mençur, nëse bëhet kjo për shkak të një krize, ish dashur t’i quaj huazim, me ua kompensu ato mjete”, është shprehur Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai bëri të ditur se herën e fundit kur Qeveria e Kosovës pati lejuar tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, Haradinaj tha se kishte tërhequr rreth 5 mijë euro.
“Unë i kam tërhequr herën e fundit dhe ia kom dhuruar SOS-it. Kanë qenë rreth 5 mijë euro. Sa kam qenë unë në Hagë edhe unë i kam pasur fëmijët atje. Anita ka qenë e vetme dhe është dashur të vijë në vizitë e vetme dhe në shenjë mirënjohje ua kam dhuruar ato para”, është shprehur Haradinaj.