Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, u ka bërë thirrje shqiptarëve të komunës së Gucisë në Mal të Zi për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 15 shtatorit 2024.
Ish-kryeministri i Kosovës e konsideroi këtë moment si të rëndësishëm për të treguar pjekuri politike dhe vendosmëri e kombëtare.
“U bëj thirrje vëllezërve e motrave shqiptarë që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 15 shtator, që përmes votës ta fuqizojnë pozitën e tyre,” tha Haradinaj në një postim në Facebook.
Ai theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje do t’u japë shans zhvillimit dhe përparimit të përgjithshëm të shqiptarëve në atë rajon. Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përfundoi mesazhin e tij duke nënvizuar rëndësinë e unitetit: “Të bashkuar i’a kemi dalë gjithmonë!”