Haradinaj uron ambasadorin Schnetzer dhe popullin austriak për Ditën Nacionale

Haradinaj uron ambasadorin Schnetzer dhe popullin austriak për Ditën Nacionale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar sonte ambasadorin austriak, Georg Schnetzer me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë.

Veç tij, ai ka uruar edhe popullin austriak, duke shprehur falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

”Austria ka qenë një mike e fuqishme dhe e qëndrueshme e Kosovës përgjatë historisë. Me rastin e shënimit të Ditës Nacionale të Austrisë sonte, urova ambasadorin z. Georg Schnetzer, për këtë ditë me rëndësi për popullin austriak, të cilit i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese. Falënderim i veçantë ushtarëve dhe gjithë personelit të sigurisë austriake për shërbimin në KosovëGjithë popullit austriak, urime Dita Nacionale!”, shkroi Haradinaj.

Related Articles