Haradinaj uron Italinë në Ditën e Republikës

Haradinaj uron Italinë në Ditën e Republikës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë në nderë të Ditës së Republikës së Italisë.

Haradinaj tha se ambasadorit italian, Maurizio Antoninit i shprehu mirënjohje për mbështetjen e parezervë të Italisë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“Italia është ndër kontribuuesit kryesorë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend, përmes pranisë së saj të fuqishme në kuadër të KFOR-it”, shkroi Haradinaj.

Tutje, ai tha se Italia vazhdon të jetë një aleate e palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Related Articles