Haradinaj uron kadetët e rinj që iu bashkuan sot Policisë së Kosovës

Haradinaj uron kadetët e rinj që iu bashkuan sot Policisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Policia e Kosovës me shërbimin e tyre na nderon çdo ditë.

Këtë e tha kreu i AAK-së me rastin e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është krenaria jonë! Me shërbimin e tyre na nderon çdo ditë. Rrugëtim të mbarë policëve të rinj që sot diplomuan dhe shumë suksese në karrierë”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles