Haradinaj uron legjislaturën e re pas zgjedhjeve në Shqipëri: Zemra na rreh një me ju

Haradinaj uron legjislaturën e re pas zgjedhjeve në Shqipëri: Zemra na rreh një me ju

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjitha forcat politike në Shqipëri për legjislaturën e re pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 maj.

Haradinaj tha se duke ju uruar sukses në këtë mandat, presin që Shqipëria të jetë udhërrëfyese e po ashtu të konsolidojë e avancojë interesat e shqiptarëve kudo ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot”.

“Uroj legjislaturën e re të këtyre zgjedhjeve, nga të gjitha kahjet politike. Duke ju uruar sukses në këtë mandat ne presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese e po ashtu të konsolidojë e avancojë interesat shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë”, shkroi Haradinaj.

“Lidhja vëllazërore e gjakut, e gjuhës dhe e aspiratave të përbashkëta është e përjetshme”, u shpreh tutje ai.

Related Articles