Haradinaj uron Shqipërinë për Presidentin e ri

Haradinaj uron Shqipërinë për Presidentin e ri

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton GazetaBlic.

“Shqipëri urime presidenti i ri i Republikës! Presidentit të sapozgjedhur Bajram Begaj, i uroj shumë sukses në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Bajram Begaj për detyrën e re mori urim edhe nga Behgjet Pacolli.

Pacolli, në Facebook ka shkruar se Begaj është emër i respektuar në Shqipëri dhe se ka bagazh dinjitoz ushtarak.

“Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, me 78 vota pro, i dërgoj urimet e mia më të sinqerta Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri, z. Bajram Begaj. Një emër i respektuar në Shqipëri me një bagazh dinjitoz ushtarak. Me shpresë dhe besim që do të punon mbarë e mirë në interes të vendit dhe qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar presidenti i AKR-së.

Related Articles