Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka vizituar qytetin e Rahovecit, ku bashkëbisedoi me banorët për hallet dhe sfidat që i preukopojnë çdo ditë.
Disa prej temave që u diskutuan janë situata në arsim, kriza ekonomike dhe energjetike dhe përfshirja e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.
“Hapur dhe shtruar, me qytetarët e Rahovecit bashkëbiseduam për problemet dhe sfidat në të cilat po kalon vendi. Ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën në arsim, krizën ekonomike dhe energjetike, për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi dhe përmbylljen sa më parë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.