Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së fundmi ka vizituar në spital ish-ushtarin e UÇK-së, Nezir Nezirin, shkruan GazetaEnigma.
Neziri ka kryer një operacion mjaft të vështirë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook i ka uruar shërim të shpejtë Nezirit, pasi atij po vazhdon t’i keqësohet gjendja, pavarësisht se e ka përballuar operacionin. / GazetaEnigma
Postimi:
Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi të mëdha shëndetësore nga më të ndryshmet.
Nezir Neziri është luftëtar i orëve të para të UÇK-së. Ai u shqua për trimëri e guxim dhe ishte pjesëmarrës në dhjetëra beteja gjatë Luftës Çlirimtare.
Edhe pse e përballoi një operacion të vështirë, atij po vazhdon t’i keqësohet gjendja shëndetësore.
Falënderova tërë personelin mjekësor në Kirurgjinë Abdominale për kujdesin maksimal dhe bashkëbisedova me shumë pacientë duke uruar shëndet për të gjithë.
Nezirit i urova shërim të plotë e që sa më shpejtë të bashkohet me familjen dhe bashkëluftëtarët.