Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kosova është në krizë të rëndë energjetike dhe sipas tij, nuk premtohet një e ardhme më e mirë.
Haradinaj ka parashturuar disa pyetje për kryeministrin Kurti, në seancën e sotme plenare.
“Cila është situata elektroenergjetike në vend?
Në çfarë gjendje janë kapacitetet energjetike në vend?
A keni një strategji përballimi për këtë krizë?
Cili është rreziku që Kosova të arrijë në kollaps energjetik?
A e keni shqyrtuar mundësinë të lidhni një marrëveshje me Shqipërinë për energjinë, pra të bashkëpunoni.
A keni ndonjë plan për rezerva?”, ishin disa nga pyetjet e Haradinajt për Kurtin.