Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk po shkon në zgjedhje nga qejfi, por nga zori.
Në një postim në Facebook, ai tha se partia që doli e para në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, në vend se të krijonte institucionet, zgjodhi t’i shtynte ato drejt bllokadës.
Sipas Haradinajt, VV-ja e shkeli vullnetin qytetar dhe e futi shtetin në ngërç.
“Prandaj, këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës dhe jam i bindur se ky drejtim do të marrë fund një herë e mirë. Krah teje dhe kundër bllokadës”, ka përfunduar lideri i AAK-së.
