Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, u ka bërë thirrje publike Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës, që t’i heqin barrierat kundër njëra-tjetrës.
Sipas Haradinajt, LVV dhe PDK duhet të ndjekin shembullin e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, të cilët, sipas tij, janë të bashkuar.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Kosova po përballet me krizën më të thellë institucionale. Ndërsa, zgjidhje më të thjeshtë për të dalë nga kjo situatë, kurrë nuk ka pasur!
E çka po bëjnë partitë politike?
Po i vendosin vija të kuqe njëra-tjetrës dhe po e trajtojnë njëra-tjetrën si armiq të përbetuar.
E di që nuk po u ngutet. Pagat po, xhipat po, beneficionet po, punë jo.
Por, UÇK-së po i ngutet. Krerët e UÇK-së pas pesë vjetëve presin fundin e një gjyqi politik.
Pavarësisht lojërave tuaja këtu në Kosovë, ata kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar.
Ne duhet të ndjekim shembullin e tyre. VV-ja dhe PDK-ja duhet t’i heqin barrierat mentale kundër njëra-tjetrës.
UÇK-ja dhe Kosova është më e rendësishme sesa ju. Ata që po mbahen në Hagë janë më të rëndësishëm sesa ju!
Nësë dëshirojmë gjyq fer dhe të paanshëm, tani është koha të veprojmë!
Përndryshe, mllefi i popullit do t’ju mbulojë juve në Paralment, njëjtë si Gjykatën Speciale!
Kosova nuk duron më!