Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet e fundit në skenën politike duke thënë se Kurti në takimet që ka ftuar nuk e ka pasë për qëllim me gjetë zgjidhje, “PDK ka qenë e gatshme për me bashkëqeverisë, kanë deklaruar përpara takimit që janë të hapur për ndarje të përgjegjësive për krijimin e institucioneve, LDK ka qenë e gatshme, e hapur. Ai nuk ka dashtë bashkëqeverisje, ai nuk ka dashtë ndarje të përgjegjësive, ai ka dashtë një skenar të tij për zgjedhje. Pra, në zgjedhjen në mes të bashkëqeverisjes ose ndarjes të përgjegjësive dhe zgjedhjeve, ai çdoherë i zgjedh zgjedhjet”, tha ai.
Haradinaj tha se edhe nëse opozita vendos të mos veprojë, Vetëvendosje do të detyrohet ta dërgojë vetë lëndën në Gjykatën Kushtetuese, pasi çdo tentativë për të shpikur një afat të dytë prej 30 ditësh, e që do të nënkuptonte ndryshim të Kushtetutës.
“Edhe nëse ne s’e çojmë, opozita, rastin në Kushtetuese, kanë me e dërguar vetë VV-ja. Tani ata do të jenë në situatë me çu vendin në zgjedhje, nëse mundohen me ia dhënë vendit një 30-ditësh të dytë, e ndryshojnë Kushtetutën.”
Sipas tij, synimet e Kurtit janë për ta çuar vendin në zgjedhje në dhjetor.
