Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ambasadorin dhe shtetin zviceran me rastin e Ditës Kombëtare.
Haradinaj ka thënë se Zvicra mbetet shtëpi e dytë për shumë shqiptarë, teksa ka shtuar se marrëdhëniet midis dy vendeve janë historike.
“Zvicra, që është shtëpi e dytë për shumë bashkatdhetarë, sot shënon Ditën Kombëtare. Me këtë rast, kisha kënaqësinë që Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher t’i shpreh urimet më të përzemërta për këtë ditë të rëndësishme për shtetin dhe popullin zviceran”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka shtuar se ky shtet e ka përkrahur Kosovën gjithmonë në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit.
“Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe padyshim gjithmonë përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të veçanta dhe historike”, është shprehur ai.