Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka shkruar për takimin që ka pasur të enjten me Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën, të cilin e ka uruar për postin e ri.
Hargreaves thotë se me Bashën kanë rënë dakord për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt të jetë e mundur.
“Sot u takova me Kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, për ta uruar për zgjedhjen e tij. Ramë dakord për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shpresuam që situata të zgjidhet me shpejtësi, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të vazhdojnë punën thelbësore në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.
“Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e konsultimit kuptimplotë me komunitetin serb të Kosovës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë e Kosovës, dhe ramë dakord për një vizion të ardhshëm të një Kosove me mundësi për të gjithë”, shkroi tutje ai.
Për takimin foli edhe Basha, ku tha se e ka njoftuar për zhvillimit e fundit në vend me theks seanca konstituive.
Kryetari Basha gjithashtu e ka falënderuar ambsadorin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës gjatë kohës së luftës dhe në fuqizimin e shtetit.