Hargreaves: Kosova si vend tranzit për migrantët është rrezik për vetë shtetin, Britaninë e Evropën

Hargreaves: Kosova si vend tranzit për migrantët është rrezik për vetë shtetin, Britaninë e Evropën

Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se ‘’roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Britani dhe në Evropë’.

Hargreaves, ka thënë se kjo gjë është diskutuar gjatë të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, rrjete të cilat, ambasadori britanik, i ka cilësuar si rrjete kriminale.

Postimi:
Roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Britani dhe në Evropë.

Ne e diskutuam këtë gjatë lansimit të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, të cilin BIRN e ka prodhuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike.

Këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëzit më të cenueshëm dhe minojnë përpjekjet e kontinentit për të menaxhuar lëvizjen e njerëzve në mënyrë të drejtë dhe humane. Britania e Madhe dheKosova po bashkëpunojnë ngushtë për të luftuar krimin serioz dhe të organizuar të imigracionit.

Related Articles