Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit

Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka shkuar në takim kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se KQZ luan rol thelbësor në sigurimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore të Kosovës.

Ai shtoi se gjatë takimit me Radoniqin, doli pozitive të dëgjohet se si KQZ po përmirëson dhe ashpërson procedurat e saj edhe më tej.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Britania kanë zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm kibernetik për të siguruar ecurinë efektive të tabulimit të votave dhe publikimit të softuerit në zgjedhjet e fundit komunale dhe nacionale. Kam kënaqësinë të vazhdoj mbështetjen tonë për zgjedhjet e ardhshme nacionale më 7 qershor”, ka thënë ai.

Related Articles