Harnaaz Sandhu nga India është kurorëzuar Miss Universe 2021

Harnaaz Sandhu nga India është kurorëzuar Miss Universe 2021

Harnaaz Sandhu nga India u kurorëzua Miss Universe 2021 të dielën, që këtë vit u organizua në Izraelin jugor.

Në një fjalim në skenë gjatë konkursit, Sandhu u kërkoi të rinjve “të dinë se jeni unik dhe kjo është ajo që ju bën të bukur, mos e krahasoni veten me të tjerët.

“Kam besuar në veten time dhe kjo është arsyeja pse po qëndroj këtu sot”, shtoi ajo, duke marrë duartrokitje të forta nga publiku.

Konkursi u mbajt në qytetin turistik të Eilat, me 80 gra nga e gjithë bota që konkurruan për kurorën. Mbrëmja e së dielës ishte dita e fundit e garës, ku eliminimet ngushtuan numrin e finalistëve deri sa mbetën dy të fundit.

Konkursi u drejtua nga komediani Steve Harvey dhe Nadia Ferreira e Paraguait dhe Lalela Mswane e Afrikës së Jugut ishin udhëheqësja e parë e respektiisht e dyta.

Në një seancë të mëvonshme pyetjesh dhe përgjigjesh, kur Sandhu kishte arritur në top 5, ajo shfrytëzoi rastin për të përhapur një mesazh mbi ndryshimin e klimës.

Pasi u shpall fitorja e saj, ajo festoi me konkurrentët e tjerë në skenë, duke bërtitur para një aparati fotografik, “Chak de Phatte India”, një pasthirrmë Punjabie e ngjashme në kuptimin “Le ta bëjmë këtë, Indi!”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Me shfaqjen e variantit të ri Omicron, qeveria izraelite mbylli kufijtë për të huajt dy javë përpara konkursit, duke pamundësuar pjesmarrjen e fasnave. Kurse Miss France, rezultoi pozitive për virusin pas arritjes në Izrael dhe duhej të karantinohej – duke dalë në kohën e duhur për garë të premten.

Ndërsa qeveria e Afrikës së Jugut tërhoqi mbështetjen e saj dhe i bëri thirrje përfaqësueses, Mswane, të braktiste kompeticionin, duke përmendur trajtimin izraelit ndaj palestinezëve, duke e quajtur atë “aparteid”, një akuzë që Izraeli e ka mohuar. Por Mswane, me mbështetjen e organizatës Miss Afrika e Jugut, zgjodhi të udhëtonte në Izrael dhe të konkurronte.

Related Articles