Brenda 24 orëve u arrestuar 18 persona në Kosovë

Brenda 24 orëve u arrestuar 18 persona në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 18 persona nën dyshimin për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas statistikave të policisë, nga këto arrestime, 13 persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 14 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

Për kundërvajtjet në trafik janë shqiptuar 1157 tiketa. /Gazeta Enigma/.

Related Articles