Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka festuar sigurimin e mjaftueshëm të miratimeve të delegatëve për të fituar nominimin presidencial demokrat.
“Sonte, jam krenare që kam siguruar mbështetjen e gjerë të nevojshme për t’u bërë kandidatja e partisë sonë dhe si bijë e Kalifornisë, jam krenare që delegacioni i shtetit tim ndihmoi në ngritje të fushatës sonë. Mezi pres që së shpejti ta pranoj zyrtarisht nominimin”, ka shkruar ajo në një deklaratë të dërguar nga fushata e saj.
Harrisi u zotua se do ta mposht ish-presidentin amerikan Donald Trumpin, gjatë garës, raporton CNN.
“Gjatë muajve të ardhshëm, unë do të udhëtoj në të gjithë vendin duke folur me amerikanët për gjithçka që është në linjë. Unë synoj plotësisht të bashkoj partinë tonë, të bashkoj kombin tonë dhe të mposhtim Donald Trump në nëntor”, tha ajo përpara tubimit të saj të parë të fushatës për përpjekjen e saj të re për të mundur ish-presidentin.