Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, gjatë ditës ka dhënë disa intervista për radio të ndryshme të “swing states”, shtete që përcaktojnë fituesin për shkak të rivalitetit të madh mes demokratëve dhe republikaneve.
Harris iu ka bërë thirrje amerikanëve që të dalin e të votojnë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
Gjatë ditëve dhe javëve të fundit si Kamala Harris ashtu edhe Donald Trump kanë synuar votuesit në shtatë shtetet e lëkundura që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.