Harroi çantën në market me 500 euro brenda, dikush e merr dhe ikën

Harroi çantën në market me 500 euro brenda, dikush e merr dhe ikën

Një person, shtetas kosovar, ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa ka qenë duke bërë blerje në një market në Prishtinë, e ka harruar çantën në një pjesë të marketit.

Ai ka thënë se në çantë kanë qenë 500 euro dhe dokumentet e tij personale.

Në Polici ai ka raportuar se një i dyshuar e ka marrë çantën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon hetohet.

Related Articles