Mallkimi i Harry Kane pa trofe ka marrë fund këtë të diel teksa Bayern Munich ka fituar titullin e Bundesligas pas barazimit me rezultat 2-2 të Bayer Leverkusenit në udhëtim ndaj Freiburgut.
Kurorëzimi i Bayernit si kampion u konfirmua zyrtarisht vetëm një ditë pas barazimit dramatik me rezultat 3-3 ndaj Leipzigut, pasi të besuarit e Xabi Alonsos u ndalën në udhëtim nga Freiburgu.
Nikoqirët patën një epërsi prej 2-0 në minutën e 48-të, por Florian Wirtz dhe Jonathan Tah realizuan në pjesën e dytë për t’u siguruar se do ta fitojnë të paktën një pikë.
Me tetë pikë diferencë mes dy skuadrave dhe me një dallim prej 30 golash mes tyre, Bayerni tani nuk mund të arrihet në krye të tabelës me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur.
Dominimi i tyre gjatë këtij sezoni nuk lë hapësirë për dyshime dhe vëmendja tani do të kthehet tek festa e titullit dhe traditat e tyre.
I ashtuquajturi ‘mallkim i trofeve’ për Harry Kane ka qenë një temë diskutimi për shumë vite në botën e futbollit, por tani ka marrë fund me stil.
Ish-ylli i Tottenhamit pati një ndikim të jashtëzakonshëm këtë sezon në elitën e futbollit gjerman, duke realizuar 24 gola në 29 paraqitje në kampanjën e suksesshme të bavarezëve.
Ky ishte titulli i 34-të i Bundesligas për Bayern Munichun, që është një rekord në futbollin gjerman.
Pas tyre renditet Nurnbergu me nëntë tituj teksa i treti është Borussia Dortmund me tetë tituj.