Harry Kane konfirmon se do të qëndrojë në Tottenham

Harry Kane konfirmon se do të qëndrojë në Tottenham

Harry Kane ka konfirmuar se do të qëndrojë në Tottenham edhe për sezonin e ri 2021/22, duke iu dhënë fund thashethemeve të vazhdueshme se ai do t’i bashkohej Manchester Cityt.

Sulmuesi anglez e zgjodhi rrjetin social Twitter për të treguar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Spurs këtë verë, pavarësisht këmbëngulësisë së Pep Guardiolës për ta pasur në skuadër.

“Ishte e jashtëzakonshme ta shohësh pritjen që ma bënë tifozët e Spurs të dielën dhe t’i lexoja disa prej mesazheve mbështetëse që i kam pranuar në javët e fundit”, shkroi Kane.

Ai shtoi: “Unë do të qëndroj në Tottenham këtë verë dhe do të jem 100% i përqendruar për t’i ndihmuar ekipit të arrijë sukses”.

City i kishte ofruar plot 150 milionë euro për Kane, por Tottenhami i kishte hedhur poshtë ofertën, duke ngurruar ta lëshojë yllin kryesor të skuadrës.

Por drejtuesit e klubit londinez ia dolën ta bindnin 28-vjeçarin të qëndrojë në Tottenham.

Related Articles