Harta e “Shqipërisë së Madhe” në fshatin Sopot trazon ujërat në Maqedoninë e Veriut, flet Kovaçevski

Harta e “Shqipërisë së Madhe” në fshatin Sopot trazon ujërat në Maqedoninë e Veriut, flet Kovaçevski

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ditë më parë ka vizituar kompleksin memorial në fshatin Sopot në përkujtim të masakrës së vitit 1944 ndaj banorëve të fshatit.

Ajo që ka nxitur debat në publikun maqedonas, është edhe harta e “Shqipërisë së Madhe” e cila shihet e vendosur diku në memorial, e që shihet edhe në fotografitë e publikuara nga Ali Ahmeti.

Lidhur me atë hartë ka folur edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke thënë se vendi ku është vendosur është pronë private dhe ka shtuar se është vendosur 145 vite me vonesë.

Ai ka thënë se pozita ku gjendet Maqedonia e Veriut sot, nuk i bën të rëndësishme harta të tilla dhe se ajo që duhet të ketë rëndësi është harta e NATO-s dhe Evropës së bashkuar.

“Nëse e kam llogaritur saktë, vendosja e një harte të tillë është 145 vjet me vonesë…Bëhet fjalë për pronë private…Besoj se kjo që kemi sot si shoqëri nuk i bën aspak të rëndësishme hartat e tilla. Pas vitit 2001 dhe pas anëtarësimit në NATO, në vendin tonë kemi harta të tjera që janë relevante. Është harta e vendeve anëtare të NATO-s dhe harta që shpresoj se do ta kemi të gjithë ne nga Ballkani Perëndimor, është harta e Evropës së bashkuar”, ka deklaruar Kovaçevski, shkruan Alsat M.

Related Articles