Nait Hasani ka përfunduar sot misionin e tij diplomatik në Tiranë.
“Atdheu duhet pa kushte, Bac. Adem nga ky shesh këtu, misionin diplomatik në Shqipëri e fillova dhe nga këtu, sot e përfundova. Për 22 muaj që shërbeva këtu në Tiranë, së bashku me Fatmiren e kolegët në mision diplomatik, me aq sa kam ditur, jem munduar t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë andej e këndej atdheut tonë. Kam prezantuar Kosovën te misionet diplomatike si një storie suksesi e luftës sonë dhe mbështetjes së tyre. Bac, atdheu duhet pa kushte nga vuajtjet shekullore bashkë Kosovën e bëmë shtet”, shkruan Hasani.