Hasani flet për Lajçakun: Kurtin e ka çu ku ka deshtë

Hasani flet për Lajçakun: Kurtin e ka çu ku ka deshtë

Profesori Enver Hasani në “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka deklaruar se nuk do të ketë interferim të drejtpërdrejtë në marrëveshjen Ohrit dorëheqja e emisarit për dialog, Miroslav Lajçak pas përfshirjes së Dosjen Epstein.

Ai thekson se Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit janë pjesë e mekanizmave të integrimit evropian të Kosovës dhe nuk ndryshojnë.

“Jo sepse marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit është futur në mekanizëm të Integrimit Evropian të Kosovës dhe nuk ndryshon. S’mund të jetë ashtu. Prej ditës së parë kam qenë kritik ndaj tij, kam thënë ai “Kurtin e ka çu ku ka deshtë”.

“Lajçaku e kam ditë që ai po e ngreh për… ku po do dhe e ka arrit qëllimin. Letrat më të dëmshme Kosovës unë e kam thënë prej 45’tës e deri më sot, Albin Kurti i ka bërë me marrëveshjen e Ohrit. Dëmi më i madh është edhe që s’jemi hy në Këshill të Evropës”, tha Hasani.

Related Articles