Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka folur për mosvotimin e ish-kandidates së VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun, të cilën e quajti “si grindavece”.
“VV-ja nguli këmbë me Albulenën që është meritore nga familja, gjyshi i tij ka qenë ideolog i lëvizjeve kombëtare dhe derisa ajo ishte jobashkëpunuese për shkak të pozicionit që je aty me gjithë kuvendin, nuk e meritonte”.
“Derisa ajo nuk e mori votën time, unë ia kam thënë në sy se ‘nuk mund të të votojë pasi je përçarëse, grindavece’. Derisa ajo nuk e mori, të tjerët nuk ishin në rend”, tha Hasani.