Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se nëse Hashim Thaçi dënohet nga Gjykata Speciale, “do të dënohen të gjithë pas tij, edhe nëse nuk janë pjesë e gjykimit”.
“Nëse dënohet Hashim Thaçi, ‘udhëheqësi i ndërmarrjes të përbashkët kriminale’ të gjithë të tjerët janë të dënuar. Pavarësisht se a janë pjesë e gjykimit. Vepra çlirimtare e tyre dënohet. Dhe natyrisht që bjen në përfundim që lufta jonë ka qenë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Këtu është dashur ta bëjë përpjekjen qeveria, pavarësisht se kush është kryeministër, pavarësisht se kush është president”, u shpreh Hasani.
Megjithatë, Hasani tha se betejën e Hagës do ta fitojnë ish-krerët e UÇK-së.