Kandidati i NISMA-s Socialdemokrate për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani, nuk është “pajtuar” me rezultatin zgjedhor.
“Këta ta marrin dheun ndër këmbë”, ishte një shkrim i tij i bërë mbrëmë pas publikimit të rezultateve preliminare.
Hasani po ashtu tha se do të kërkojë “rinumërimin” e votave.
“Unë nuk pajtohem me këtë rezultat.Koka shkru me kërku rinumërim”.
Xhemajl Hasani, ishte bërë i njohur me deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore.
Ai pati deklaruar në Klan Kosova se “vozitë një makinë modeste të tipit Ferrari”.