Ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ushtron kompetenca ekzekutive, duke kundërshtuar perceptimin e përhapur publik për rolin e këtij institucioni.
Në emisionin Debat Plus, Hasani theksoi se roli i presidentit shpesh keqinterpretohet, përfshirë edhe në qarqet akademike.
“Asnjë kompetencë ekzekutive nuk e ka presidenti i Republikës. Edhe ata para që kanë qenë kanë thënë dhe nuk kanë faj, sepse në Fakultetin Juridik e mësojnë studentët që ka kompetenca. Nuk ka kompetenca ekzekutive, ai është mashtrim. Krejt i ka kompetenca zingjirore…”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, kompetencat e presidentit janë të natyrës përfaqësuese dhe kushtetuese, e jo ekzekutive, duke nënvizuar nevojën për një kuptim më të saktë të rolit të këtij institucioni në sistemin kushtetues të Kosovës.
