Hashim Thaçi paraqitet me intervistë nga Haga pas gati dy vjetësh, flet edhe për zhvillimet e fundit në vend

Hashim Thaçi paraqitet me intervistë nga Haga pas gati dy vjetësh, flet edhe për zhvillimet e fundit në vend

Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga Haga, ku po mbahet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, e cila do të publikohet së shpejti.

Ai është intervistuar nga gazetari Adriatik Kelmendi, ku ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.

Kelmendi ka renditur temat për të cilat ka folur Thaçi ku përfshihet edhe themelimi i Gjykatës Speciale, procesi në Hagë, “akuzat” se ka qenë shumë i dëgjueshëm ndaj amerikanëve, bashkëpunimin me presidentët amerikanë, sulmin në Banjskë dhe Ibër Lepenc, qeverisjen e Kurtit, mundësinë e rikthimit në politikë, vdekjen e babait e tema tjera.

Thaçi kishte dhënë një intervistë nga Haga, edhe në vitin 2023.

Related Articles