Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen

Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot po feston ditëlindjen e 57, raporton Gazeta “Enigma”.

Ditën e lindjes së tij, Thaçi edhe këtë vit po e pret në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kujtojmë se Thaçi ushtroi postin e të parit të vendit nga prilli i vitit 2016 deri më 5 nëntor 2020.

Related Articles