“Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së që sot janë burgjeve në Hagë i mori në qafë Edi Rama”

“Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së që sot janë burgjeve në Hagë i mori në qafë Edi Rama”

Ndërsa nesër Kosova kremton 15-vjetorin e Pavarësisë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar.

Kryemadhi theksoi se ish-krerët e UÇK-së që ndodhen sot në Hagë i ka çuar vetë miku i tyre Edi Rama.

“Të gjithë e dimë dhe jemi koshientë se si e mori në qafë ish-Presidentin e Kosovës, dhe shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së që sot dergjen burgjeve të Hagës dhe shkaktari që i vendosi ata atje është Edi Rama. Dhe ai do ta mbajë përgjegjësinë për këtë në histori.

Dhe ana tjetër që duhet të dimë dhe të jemi koshientë: vërtetë mund të kontrolloni sistemin e drejtësisë, apo kontrolloni gjykatat, por revoltën e qytetarëve nuk e kontrolloni dot. Revolta e qytetarëve, edhe po e shiti dikush nga opozita, të jeni të bindur se do të jetë më e dhimbshme kur jua blen revoltën”, deklaroi Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë, në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka punuar për të rritur të ardhurat e qytetarëve shqiptarë, por për t’i grabitur ata.

Gjithashtu theksoi se kryeministri Rama ka përdorur McGonigal për të kërcënuar bizneset shqiptare!

“Ky ligj është vetëm për të vjedhur shqiptarët dhe për të paguar McGonigalët. Në fakt nëse ka institucion dhe ideologji që nuk i bëhet vonë për qytetarët është rilindja.

Nëse do kishit interes për qytetarët do të kishin ndaluar inceneratorët. Po të donit të rrisnin fondet publike me paratë e qytetarëve nuk do të paguanit parkingjet e McGonigal.

Problemi më i madh është që kemi një kryeministër të korruptuar, por tashmë më duhet t’i them edhe kryeministri i rublave./Ora News/

Related Articles