Hasjanin e lë në rrugë Mercedesi C Class, papritur përfshihet nga zjarri

Hasjanin e lë në rrugë Mercedesi C Class, papritur përfshihet nga zjarri

Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizjes mesnatën e së premtes në fshatin Planejë të Hasit të Prizrenit..

Sinjali mëson se vetura e tipit Mercedes C Class ka pësuar dëme të mëdha materiale, që sipas pronarit kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka shuar në tërësi zjarrin.

Bazuar në dëshminë e 54-vjeçarit, derisa ka qenë duke drejtuar veturën, ajo në një moment është përfshirë nga flakët, por arsyet nuk dihen ende.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’.

Related Articles