Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Lista GUXO

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Lista GUXO

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje nga lista GUXO.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një deklarate në rrjetet sociale. Deputeti ka theksuar se është kundër sulmeve dhe akuzave që po i bëhen presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Avdyli ka bërë të ditur se, në shenjë proteste dhe për të mos u identifikuar me atë që e quajti një fushatë të ulët kundër presidentes, ka vendosur të japë dorëheqje të parevokueshme nga partia.

“Uroj dhe shpresoj që, për hir të Kosovës dhe të ardhmes së fëmijëve tanë, kjo dorëheqje e ime, si deputet në 5 mandate, 3 mandate nga lista me VV, të ju shërbej sa do pak që të mendoni me kokë të ftohur, që të jetë apel nga një deputet që ka dhënë shumë për këtë 50% e 51% , që ta ndrroni strategjinë denigruese, ta ndalni gjuhën e urrejtjes dhe dhunës”, ka shkruar ai.

Related Articles