Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka provuar që ta deshifrojë një deklaratë të ish-kreut të LDK’së, Isa Mustafës, lidhur me atë se kush e pengoi liberalizimin e vizave në vitin 2016.
Avdyli ka thënë se me siguri Mustafa s’ka menduar për të, meqë ai është zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 2017.
“Isa Mustafa në vitin 2016 ishte Kryeministër i Koalicionit LDK-PDK, me një shumicë parlamentare që bashkë me SRPSKA arrinte gati 90 deputetë e paska akuzu VV-në dhe disa deputetë të LDK- së se e paskan pengu liberalizimin. Meqë paska aludu për disa deputetë të LDK-së, që akoma janë në parlament, me siguri nuk ka menduar për mua meqë unë për herë të parë jam zgjedhur deputet në vitin 2017”, ka shkruar Avdyli.
Sipas tij, nga kjo që ka thënë Mustafa i bie se fajin për mosliberalizimin e vizave e kanë nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala dhe Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi.
“E nëse kjo akuzë kaq e rëndë shkon për ata deputet të LDK-së, që ishin në vitin 2016 e që janë edhe sot, atëherë po i bie që liberalizimin e paskan penguar nënkryetari i Kuvendit deputeti Kujtim Shala dhe kryetari i grupit parlamentar Arben Gashi”, ka shkruar Avdyli.