Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi sonte rikthehet në ring për herë të parë pas një kohe tejet të gjatë. Lufta e tij e fundit kishte qenë më datën 9 tetor 2021.
Krasniqi lufton kundër Timur Nikrakhoev, në një mbrëmje shqiptare në qytetin e Mynihut.
Luftën e fundit, Krasniqi e kishte humbur kundër Dominic Bosel, me që rast humbi edhe titullin e botës.
Kujtojmë që Robin Krasniqi gjatë karrierës së tij ka 7 humbje, një e ka me nokaut, kurse ka 51 fitore, 19 prej tyre me nokaut.